Drejtori i Policisë në Gardën e Shqipërisë, vizita konsiderohet historike

Historike po konsiderohet vizita e kreut të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Gardën e Republikës së Shqipërisë, aty ku thuhet se u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes të të dyja institucioneve. “Sot me datën 04.03.2025, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka vizituar Gardën e

Drejtori i Policisë në Gardën e Shqipërisë, vizita konsiderohet historike

Historike po konsiderohet vizita e kreut të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Gardën e Republikës së Shqipërisë, aty ku thuhet se u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes të të dyja institucioneve.

“Sot me datën 04.03.2025, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka vizituar Gardën e Republikës së Shqipërisë me seli në Tiranë. Drejtori Hoxha u prit nga drejtori i Gardës, Ermal Onuzi. Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Gardës së Republikës për të avancuar trajnimet e përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve respektive. Kjo vizitë konsiderohet historike sepse është hera e parë që një drejtor i Policisë së Kosovës viziton Gardën e Republikës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Kosovës.