Drejtori menaxhues i ZRRE-së: Kemi pranuar qindra komente nga qytetarët me kundërshtime për propozimin e rritjes së çmimit

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së tha se në vlerësimet për vitet 2025 është parashikuar edhe import meqë njësitë gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes. Ai foli edhe për procesin e ankesave për propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, për të cilat tha se janë trajtuar “me kujdes”

Drejtori menaxhues i ZRRE-së: Kemi pranuar qindra komente nga qytetarët me kundërshtime për propozimin e rritjes së çmimit

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së tha se në vlerësimet për vitet 2025 është parashikuar edhe import meqë njësitë gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes.

Ai foli edhe për procesin e ankesave për propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, për të cilat tha se janë trajtuar “me kujdes” dhe se raporti me komente do të bëhet publik

“Gjatë gjithë procesit kemi pranuar qindra komente nga qytetarët, komente nga shoqëria civile, nga KOSTT, KEDS, KESCO, Elektrosever, nga zyra e deputetit Armend Muja, Qeveria, Ministria e Ekonomisë dhe Presidenca. Me të përfunduar konsultimi publik. ZRRE ka zhvilluar takime bilatrale me të gjitha palët e interesit. Mandati ligjor i ZRRE-së ka dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara. Raporti së bashku me komente është dorëzuar në bord. Ankesat janë shqyrtuar me kujdes maksimal nga stafi profesional”, tha Pepaj.

Ai tha se qytetarët kryesisht kanë shprehur kundërshtimet në raport me këtë proces, duke përmendur ndikimet negative në buxhetin familjar.

Ai tha se disa komente janë jashtë mandatit të ZRRE-së.

“Raporti do të bëhet publik”.