Dreshaj për Limajn: Me të ose pa të, qeveria Kurti 3 do të ishte jetëshkurtër – duket se ka pas ofertë Kryetarin e Kuvendit
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovoës, Shemsedin Dreshaj, çfarëdo vazhdimësie të një qeverie të Albin Kurtit, në formatin aktual të numrave, thotë se do të ishte “qeveri pakice dhe jetëshkurte”. Për atë se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës ka zhvilluar takime me Albin Kurtit, Dreshaj brendarreshtash e konfirmon se ka pasur, duke
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovoës, Shemsedin Dreshaj, çfarëdo vazhdimësie të një qeverie të Albin Kurtit, në formatin aktual të numrave, thotë se do të ishte “qeveri pakice dhe jetëshkurte”.
Për atë se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës ka zhvilluar takime me Albin Kurtit, Dreshaj brendarreshtash e konfirmon se ka pasur, duke thënë se është e mbulur “me vellon e errërisës”.
“Me Limajn ose pa të, nëse krijohet qeveria Kurti 3, do të jetë një qeveri e pakicës dhe jo funksionale.Në prononcimin tim të para disa ditëve, parashikova takime intensive të Kurtit me të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në Kuvendin e Kosovës. Edhe takimi Kurti-Limaj është pjesë e kësaj vazhde.
Zoti Limaj është i pari që hapi derën për negociimin dhe krijimin e institucioneve të vendit. Tani torta është në tryezë, dhe secili do të pretendojë të marrë sa më shumë. Kjo vlen edhe për zotin Limaj, i cili është një negociator dhe politikan i rryer”, tha Dreshaj për Gazetën Blic.
“Mendoj se Kosovës i duhet një qeveri stabile, të cilën Kurti me VV e ka të vështirë ta sigurojë, ndërsa opozita ka premisa shumë më premtuese. Duke pasur parasysh performancën katërvjeçare të qeverisjes së Kurtit, ndonëse me shumicë në Kuvend, qeveria e pakicës Kurti 3 nuk pritet të ofrojë performancë premtuese. Për të mirën e vendit, opozita duhet të mbetet e bashkuar dhe të krijojë qeverinë”, tha Dreshaj