Dreshaj: Rritja e çmimit të rrymës kërcënon bizneset dhe rrit rrezikun e mbylljes së tyre
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, në një pronocim për FrontOnline tha se në situatën aktuale ekonomike, ku bizneset vendore po përballen me sfida të shumta, një rritje e çmimit të energjisë elektrike, siç është kërkuar nga KEK-u, KEDS-i dhe ZRRE, do të kishte ndikim jashtëzakonisht negativ. ‘’Në situatën aktuale ekonomike, ku

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, në një pronocim për FrontOnline tha se në situatën aktuale ekonomike, ku bizneset vendore po përballen me sfida të shumta, një rritje e çmimit të energjisë elektrike, siç është kërkuar nga KEK-u, KEDS-i dhe ZRRE, do të kishte ndikim jashtëzakonisht negativ.
‘’Në situatën aktuale ekonomike, ku bizneset vendore po përballen me sfida dhe probleme të shumta, rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike, siç është kërkuar nga KEK-u dhe KEDS-i dhe tani edhe nga ZRRE, do të kishte ndikim jashtëzakonisht negativ në funksionimin e tyre’’, tha Dreshaj.
Ai theksoi se një vendim i tillë do të përkeqësonte pozitën e sektorit privat, duke rritur kostot operative dhe duke vështirësuar mbijetesën e shumë ndërmarrjeve.
‘’ Një vendim i tillë do të përkeqësonte më tej pozitën tashmë të vështirë të sektorit privat, duke rritur kostot operative dhe duke vështirësuar mbijetesën e shumë ndërmarrjeve’’, theksoi kryetari I lidhjes se bizneseve.
Dreshaj tha se zhvillimi i ekonomisë së tregut, si një prioritet kushtetues dhe politik, mund të arrihet vetëm përmes fuqizimit të sektorit privat, që është shtylla kryesore e rritjes ekonomike.
Ai shtoi se rritja e çmimit të energjisë do të kishte pasoja të rënda, duke përfshirë rritjen e kostove për bizneset, uljen e konkurrueshmërisë së kompanive vendore, pengimin e zhvillimit të ndërmarrësisë dhe investimeve të reja, dhe rritjen e rrezikut të mbylljes së bizneseve dhe humbjes së vendeve të punës.
‘’Rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike do të kishte pasoja të shumëfishta negative, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove për bizneset, ulur konkurrueshmërinë e kompanive vendore në tregun rajonal dhe më gjerë, penguar zhvillimin e ndërmarrësisë dhe investimeve të reja, shtuar rrezikun e mbylljes së bizneseve dhe humbjes së vendeve të punës’’, tha Dreshaj.
Për këto arsye, Dreshaj kërkoi nga institucionet qeveritare dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të mos aprovojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi një vendim i tillë do të dëmtonte rëndë ekonominë
‘’Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qeveritare dhe kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos aprovojë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të paraqitur nga KEK-u dhe KEDS-i. Një vendim i tillë do të ishte i dëmshëm për të gjithë ekonominë’’, përfundoi Dreshaj.