Dridhet Milani, Perez mund të transferon yllin e Rosonerëve te Reali

Nuk bëhet fjalë për Theo Hernandez. Real Madridi po vazhdon të ndjekë mesfushorin e Milan, Tijjani Reijnders, ndërsa kërkon të forcojë mesfushën në merkaton e verës. Sipas Tuttosport, Florentino Perez po e shtyn klubin të nënshkruajë me 26-vjeçarin pasi ata kërkojnë një pasardhës afatgjatë të Luca Modric. Reijnders ka qenë një nga më të mirët […]

Dridhet Milani, Perez mund të transferon yllin e Rosonerëve te Reali

Nuk bëhet fjalë për Theo Hernandez.

Real Madridi po vazhdon të ndjekë mesfushorin e Milan, Tijjani Reijnders, ndërsa kërkon të forcojë mesfushën në merkaton e verës.

Sipas Tuttosport, Florentino Perez po e shtyn klubin të nënshkruajë me 26-vjeçarin pasi ata kërkojnë një pasardhës afatgjatë të Luca Modric.

Reijnders ka qenë një nga më të mirët e kuqezinjve në një sezon të vështirë, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë tre asiste në 46 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Objektivi tjetër për mesfushën është ylli i Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Milan mund të detyrohet të shesë disa nga yjet duket se nuk do të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.