Drilon Rama reagon pas incidentit në BBVA: Kur ndodhi do të doja të isha atje, e kishim parë si do të vazhdonte

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin që ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin. I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Driloni ka komentuar situatën duke shprehur hapur pakënaqësinë dhe indinjatën e tij […]

Drilon Rama reagon pas incidentit në BBVA: Kur ndodhi do të doja të isha atje, e kishim parë si do të vazhdonte

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin që ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin.

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Driloni ka komentuar situatën duke shprehur hapur pakënaqësinë dhe indinjatën e tij për sjelljen e Jozit.

Ai tha se e ka nervozuar jashtëzakonisht shumë veprimi i Joz Markut dhe se, po të ishte vetë në atë pozicion, nuk do të rrinte i heshtur.

“Unë jam një njeri shumë i qetë, deri në momentin kur më prek dikush fizikisht. Sepse askush nuk ka të drejtë të të prekë – sidomos në atë mënyrë”, tha Rama.

“Atë ditë kur ndodhi rasti me Gjestin, kam pasur shumë qejf të isha aty. Nëse Jozi kishte të drejtë ta prekë dikë, atëherë edhe unë do ta kisha prekur. E pastaj do ta shihnim si do të vazhdonte situata, a do të ishte mirë apo jo.”

Ky është reagimi i parë publik nga Driloni pas incidentit që shkaktoi bujë në rrjet dhe mes ndjekësve të spektaklit.

Deklarata e tij ka hapur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë ndarë mes mbështetjes për reagimin e sinqertë të Drilonit dhe shqetësimit për mënyrën si po eskalojnë situatat brenda shtëpisë së BBVA.