Dua Lipa shfaqet si prezantuese në “Saturday Night Live” – në publik nuk mungojnë as prindërit e saj
Welcome to Kosova TodayKëngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, di gjithmonë se si të marrë vëmendje. Ajo ka prezantuar, kënduar dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në episodin e 49-të të spektaklit të famshëm amerikan. Artistja me origjinë nga Kosova nisi programin duke prezantuar veten e saj: “Unë jam Dua Lipa, Dua do të thotë […]
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, di gjithmonë se si të marrë vëmendje.
Ajo ka prezantuar, kënduar dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në episodin e 49-të të spektaklit të famshëm amerikan.
Artistja me origjinë nga Kosova nisi programin duke prezantuar veten e saj: “Unë jam Dua Lipa, Dua do të thotë dashuri në shqip dhe Lipa është mbiemri im në shqip”.
Foto: Screenshot/YouTubeBukuroshja tutje përmendi edhe prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, të cilët ndodheshin në mes të publikut.
Teksa kamera u drejtua nga ata, prindërit e artistes u panë duke qeshur me të.
“Ata janë modernë, iu pëlqen të festojnë” dhe në një mbrëmje ndërsa ajo kishte dalë me miqtë, rastisi prindërit e saj në një klub në 3 të mëngjesit, “gjë që është e sikletshme sepse gjëja e fundit që do të shohësh kur je tapë është vajza jote”, u shpreh më tej ajo.
Këngëtarja njoftoi edhe publikimin e albumit të saj të tretë, “Radical Optimism”.
Dua nuk la jashtë vëmendjes as kërcimin e saj viral në vitin 2018 që u kritikua shumë pasi e quajtën “dembele” dhe shkruanin “jepi vajzë, vazhdo të mos na japësh gjë”.
Foto: Screenshot/InstagramAjo u kundërpërgjigj dhe tha “në fakt, ju dhashë meme-n më të madhe të të gjitha kohërave”.
Gjithashtu, 28 vjeçarja performoi dy këngë të reja nga albumi: “Illusion” dhe “Happy For You”. /Telegrafi/
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Saturday Night Artistja Kosova Screenshot YouTube Bukuroshja Dukagjinin Teksa Radical Optimism Instagram Gjithashtu Illusion Happy Telegrafi
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Saturday Night Artistja Kosova Screenshot YouTube Bukuroshja Dukagjinin Teksa Radical Optimism Instagram Gjithashtu Illusion Happy Telegrafi