“Dua të iki që tani…” – Gerta përlotet gjatë takimit me djalin e saj
Pas 100 ditësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Gerta Gixhari ka takuar mbrëmë djalin e saj, mes emocioneve të forta. Teksa imazhi i djalit të saj u shfaq në monitorin e madh që është në living, Gerta vrapoi për ta takuar, duke u shprehur se “dua që të iki që tani”. Mbrëmë Vëllai […]

Pas 100 ditësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Gerta Gixhari ka takuar mbrëmë djalin e saj, mes emocioneve të forta.
Teksa imazhi i djalit të saj u shfaq në monitorin e madh që është në living, Gerta vrapoi për ta takuar, duke u shprehur se “dua që të iki që tani”.
Mbrëmë Vëllai i Madh surprizoi të tre banorët që ishin në nominim, Gertës duke i sjellë djalin, Aldos vajzën dhe Jozit dy mbesat.
Edhe pse fillimisht u tha se do ishin banorët e tjerë ata që do vendosnin që kush do e përfitonte surprizën, Gerta vendosi që të shkonte menjëherë drejt djalit të saj.
Më pas edhe Jozi dhe Aldo bënë takimet e tyre përkatëse.