“Duam një marrëveshje gjithëpërfshirëse për armëpushimin”, Izraeli kërkon lirimin e të gjitha pengjeve në Gaza
Izraeli ka kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Bëhet fjalë për rreth 50 pengje që mbahen nga Hamasi. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar ende lidhur me propozimin për armëpushim ndërmjetësuar nga Katari. Sipas The Guardian, Izraeli ka thënë se do t’u japë përgjigjen e tij ndërmjetësve ndërkombëtarë deri të premten. Ishte [...]Read More...

Izraeli ka kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Bëhet fjalë për rreth 50 pengje që mbahen nga Hamasi.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar ende lidhur me propozimin për armëpushim ndërmjetësuar nga Katari. Sipas The Guardian, Izraeli ka thënë se do t’u japë përgjigjen e tij ndërmjetësve ndërkombëtarë deri të premten.
Ishte zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al-Ansari i cili njoftoi dje se propozimi i ndërmjetëseve arabë është pranuar nga Hamasi dhe ky propozim sipas tij çon drejt një armëpushimi të përhershëm.
Por nga ana e tij një zyrtar izraelit ka thënë se qëndrimi i qeverisë izraelite është i njëjtë dhe se duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse për armëpushimin, shkruajnë mediat e huaja.
Këtë javë gjithashtu pritet që kabineti izraelit të miratojë planin e ushtrisë për të pushtuar Gazën.
/abcnews.al/