Duda Balje përveç Kurtit e zbulon edhe një takim me Sveclën për koalicion – Ramabajës do t’i bëjë padi
Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, e cila është edhe kryetare e partisë Bashkimi Socialdemokrat, ka thënë se do ndërmarrë hapa ligjorë ndaj analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se “ka informacione se Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt”. Duke u përgjigjur ndaj deklaratave të Kryeministrit Kurti se disa deputetë të pakicave po shantazhohen
Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, e cila është edhe kryetare e partisë Bashkimi Socialdemokrat, ka thënë se do ndërmarrë hapa ligjorë ndaj analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se “ka informacione se Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt”. Duke u përgjigjur ndaj deklaratave të Kryeministrit Kurti se disa deputetë të pakicave po shantazhohen dhe kërcënohen nga Serbia, Balje ka thënë se a është “Fatmir Limaj është ai nën ndikimin e Serbisë pse ka lypë tri ministri dhe kryetarin e Parlamentit”.
“U befasova dje dhe krejt çka mund të them është se familja ime ka folur me avokat dhe do të fillojmë procesin gjyqësor për deklaratat që ka pasë. Unë me thënë shumë haptas para krejt Kosovës. Unë për formimin e qeverisë kam pasë veç dy takime. Takimin e parë e kam pasë me zotëri Xhelal Sveçlën në Prizren dhe takimin e dytë e kam pasë me zotëri kryeministrin”, tha Balje.
“Unë jam në Kuvendin e Kosovës me votën e boshnjakëve, nuk mund të jem kundër boshnjakëve. Nuk jam unë e vetmja deputete që ka qit kushte para kryeministrit, kanë qit edhe partitë shqiptare, ka qit edhe zotëri Limaj. A është ai nën ndikimin e Serbisë pse ka lypë tri ministri dhe kryetarin e Parlamentit. Qysh veç unë dola, jo veç unë sepse ka thënë ‘disa’, por une s’e di kush janë ata, por emrin tim kanë përmendur dhe po dua të them provojeni”, tha Balje në një prononcim për Indeksonline.
Ajo tha se ajo ka zgjedhur Kosovën të jetojë dhe se s’mund të dalë kundër saj.
“Jo për shkak të Albin Kurtit, por unë s’jam kundër Kosovës për ansjë person këtu. Ky është shtet i jem. Ne shtet rezervë nuk kemi. Unë jam këtu me familjen dhe kam vendosur që të jetoj këtu dhe do të jem këtu”.
Balje tha se në takimet që ka pasë me Sveçlën dhe Kurtin ka qenë “shumë e sinqertë” në kërkesën për krijimin e një komune boshnjake në Kosovë.
Ajo tha se Kurti mund të shkojë në Reçan dhe të dëgjojë kërkesën e qytetarëve atje.
“Për katër vjet s’la folë për kërkesat e boshnjakëve. Nuk është kërkesë personale as e partisë, është kërkesë e boshnjakëve”.