Dy banka zvicerane dhe katër qytete janë viktima të sulmeve nga hakerët rusë
Të martën, faqet e internetit të bankave kantonale në Vaud (BCV) dhe Cyrih (ZKB), si dhe të komunave të Lucernit, Adligenswil, Kriens dhe Ebikon, u hakuan nga një grup pro-rus NoName05716, përcjell albinfo.ch. “Ne vazhdojmë të testojmë qëndrueshmërinë e infrastrukturës zvicerane të internetit”, shkroi grupi në mediat sociale. Që nga viti i kaluar, NoName05716 ka […] The post Dy banka zvicerane dhe katër qytete janë viktima të sulmeve nga hakerët rusë appeared first on Albinfo.

Të martën, faqet e internetit të bankave kantonale në Vaud (BCV) dhe Cyrih (ZKB), si dhe të komunave të Lucernit, Adligenswil, Kriens dhe Ebikon, u hakuan nga një grup pro-rus NoName05716, përcjell albinfo.ch.
“Ne vazhdojmë të testojmë qëndrueshmërinë e infrastrukturës zvicerane të internetit”, shkroi grupi në mediat sociale.
Që nga viti i kaluar, NoName05716 ka synuar vendet evropiane, duke i justifikuar veprimet e saj me mbështetjen perëndimore për Ukrainën.
Kërkesat dhe aktivitetet e tyre publikohen rregullisht në Telegram dhe X, por anëtarët e grupit mbeten anonimë.
The post Dy banka zvicerane dhe katër qytete janë viktima të sulmeve nga hakerët rusë appeared first on Albinfo.