Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me EFTA-n, mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare
Kujtojmë se më 22.01.2025, Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch. Në Davos të Zvicrës, në ceremoninë e nënshkrimit nga anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha se kjo marrëveshje […] The post Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me EFTA-n, mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare appeared first on Albinfo.

Kujtojmë se më 22.01.2025, Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Në Davos të Zvicrës, në ceremoninë e nënshkrimit nga anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.
Marrëveshja ofron mundësi të shumta, përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave. Produktet me origjinë nga Kosova do të mund të eksprotohen në vendet e EFTA-s dhe kompanitë vendore nuk do të kenë nevojë që të paguajnë tarifë doganore për to.
Deri më tani, prodhuesit vendorë janë detyruar që të paguajë deri në 10% tarifë shtesë doganore.
Mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ në EFTA
Në muajin e parë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dhënat e ASK-së për shkurt 2025, tregojnë se eksporti i Kosovës drejt vendeve anëtare të EFTA-s është 7 milionë e 170 mijë euro, me një pjesëmarrje 10.7% në eksportin e përgjithshëm.
Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2024, pati një rritje për 1 milion e 383 mijë euro apo 23.9%. Në shkurt të 2024, eksporti i Kosovës drejt EFTA-s ishte 5 milionë e 787 mijë euro.
Rritje e lehtë u vërejt edhe tek importi i mallrave nga vendet e EFTA-s. Importi i Kosovë nga EFTA shkurt 2025, kishte vlerën e 4 milionë e 16 mijë euro, me një pjesëmarrje 0.8% në importin e përgjithshëm.
Në krahasim me muajin e shkurt të vitit 2024, kur importi kishte vlerën e 2 milionë e 540 euro, paraqet një rritje për 1 milionë e 476 mijë euro apo 58.1% rritje.
Ndryshe, marrëveshja u arrit pas më shumë se dy vjetësh negociata dhe sipas kryesueses së EFTA-s, Cecilie Myrseth, Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në këtë marrëveshje, me kërkesë të saj, ka përfshirë edhe shërbimet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes Kosovës dhe anëtarëve të EFTA-s.
“Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”- kishte thënë tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Kryeministri Kurti kishte thënë se është i bindur se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët.
Kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, tha se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.
“Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”- ka thënë ajo.
Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4% dhe rënie të inflacionit. Por, shteti përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.
Myrseth nga EFTA tha se viteve të fundit, tregtia mes shteteve të EFTA-s është rritur shumë dhe ka arritur në mbi 176 milionë euro.
“Me lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mund të presim që tregtia të rritet edhe më shumë”- theksoi ajo.
EFTA tha se përveç shërbimeve financiare janë përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Kosova tha se me marrëveshja të tilla synon të tërheqë investitorët e huaj që të investojnë në vend.
EFTA është krijuar më 1960 me synimin që të promovojë tregtinë e lirë.
Marrëveshje për Tregti të Lirë Kosova ka nënshkruar edhe me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA). Kjo marrëveshje, ku bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve
Të dhënat për eksport-importin e mallrave për muajin shkurt 2025, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit për tregtinë e jashtme të Kosovës.
The post Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me EFTA-n, mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare appeared first on Albinfo.