Dy shqiptarë dënohen me 18 vite burg Angli

Raportohet se dy shqiptarë janë dënuar me 9 vite burg secili në Angli, nën akuzën e përdhunimit të një anglezeje, përcjell albinfo.ch. Dy të rinjtë shqiptarë, 22-vjeçari R.C dhe 20-vjeçari M.F janë zbuluar nga kamerat e sigurisë. Sa i përket ngjarjes, kallëzimi u bë nga vetë viktima në tetor të 2023, e cila kishte rënë […] The post Dy shqiptarë dënohen me 18 vite burg Angli appeared first on Albinfo.

Dy shqiptarë dënohen me 18 vite burg Angli

Raportohet se dy shqiptarë janë dënuar me 9 vite burg secili në Angli, nën akuzën e përdhunimit të një anglezeje, përcjell albinfo.ch.

Dy të rinjtë shqiptarë, 22-vjeçari R.C dhe 20-vjeçari M.F janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Sa i përket ngjarjes, kallëzimi u bë nga vetë viktima në tetor të 2023, e cila kishte rënë pre e një sulmi seksual në Leicester.

Sipas asaj që ka dëshmuar viktima, ajo ka qenë në një lokal nate me miqtë e saj, ku është njohur me një djalë. Fillimisht ajo ka dalë jashtë me R.C, e më pas i është bashkuar edhe M.F, ku më pas të tre ata me një taksi kanë shkuar në banesën e viktimës, ku është përdhunuar. 

Provat mjekësore dhe kamerat e sigurisë vërtetuan akuzat ndaj dy shqiptarëve, ndërsa po ashtu edhe deklarata e taksistit ka konfirmuar se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, teksa më pas një test droge zbuloi se ajo ishte pozitive. 

The post Dy shqiptarë dënohen me 18 vite burg Angli appeared first on Albinfo.