Dy të lënduar nga aksidenti në Banjë të Malishevës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Banjë të Malishevës. Ata janë dërguar për tretman mjekësor. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Elezaj tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe se në aksident ishin

Dy të lënduar nga aksidenti në Banjë të Malishevës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Banjë të Malishevës.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

“Rreth ores 21:30 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj./Front Online/