E konfirmon Policia: Vd*es një 42 vjeçar në aksidentin në Carralevë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë, ku ka mbetur i vdekur një 42 vjeçar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për “Front Online”. Bytyqi deklaroi se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus. “Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj

E konfirmon Policia: Vd*es një 42 vjeçar në aksidentin në Carralevë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë, ku ka mbetur i vdekur një 42 vjeçar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për “Front Online”.

Bytyqi deklaroi se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren. Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar”, u shpreh ai.