E vërteta. A i uroi realisht Olta Gixhari fitoren Rozana Radit

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë lexuar mesazhet që iu dërguan nga ndjekësit e tyre. Mirëpo, ajo që ra në sy ishte një mesazh që i drejtohej Rozana Radit, i shkruar nga Olta, pa e specifikuar se cila. ”Sic ta kam thene te uroj fitoren”- shkruhej në mesazh, që përkon me një debat […]

E vërteta. A i uroi realisht Olta Gixhari fitoren Rozana Radit

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë lexuar mesazhet që iu dërguan nga ndjekësit e tyre.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte një mesazh që i drejtohej Rozana Radit, i shkruar nga Olta, pa e specifikuar se cila.

”Sic ta kam thene te uroj fitoren”- shkruhej në mesazh, që përkon me një debat që ka pasur kohë më parë Rozana me Gertën.

Rozana ka treguar se Olta Gixhari, motra e Gertës i ka uruar fitoren e BBVA.

Për këtë situatë ka deklaruar vetë aktorja, duke sqaruar se atë mesazh nuk i’a ka dëguar ajo dhe kërkoi nga ndjekësit që të mos e pyesin më.