Edhe Federata e Futbollit të Serbisë mirëpret vendimin për Evropianin U21
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko ka mirëpritur vendimin e UEFA-s që Shqipëria e Serbia të jenë nikoqire e Evropianit U21 të vitit 2027. Ai tha se vendimi i UEFA-s është domethënës. “Ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në histori të Serbisë, ngarje që do t’i […] The post Edhe Federata e Futbollit të Serbisë mirëpret vendimin për Evropianin U21 appeared first on Albinfo.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko ka mirëpritur vendimin e UEFA-s që Shqipëria e Serbia të jenë nikoqire e Evropianit U21 të vitit 2027.
Ai tha se vendimi i UEFA-s është domethënës.
“Ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në histori të Serbisë, ngarje që do t’i tregojë botës se çka është e mundur kur njerëzit fokusohen në qëllim të përbashkët, të inspiruar nga fuqia e futbollit. Si i tillë, ai është një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, me mbështetjen e UEFA-s. Do të krijohet një trashëgimi e qëndrueshme që do të frymëzojë brezin e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve të futbollit në të dy vendet”, ka thënë Radujko./Koha
The post Edhe Federata e Futbollit të Serbisë mirëpret vendimin për Evropianin U21 appeared first on Albinfo.