Edhe në Klinë telashe në qendrën e votimit me kusht, shkak mungesa e një kodi

Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për

Edhe në Klinë telashe në qendrën e votimit me kusht, shkak mungesa e një kodi

Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.

Mirëpo, deri më tani është raportuar për probleme në disa qendra të votimit me kusht.

Në qendrën e votimit në shkollën fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriazi” në Klinë nuk mund të realizohet votimi me kusht për shkak të një kodi që ende nuk e ka përcjellë KQZ-ja.

Kujtojmë se probleme në qendrën e votimit me kusht kishte edhe në Podujevë.