Edhe një incident ajror, rrëzohet aeroplani në Australi
Dy persona kanë vdekur gjatë një aksidenti ajror në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit. Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW) tha në një deklaratë të shtunën mbrëma se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të […] The post Edhe një incident ajror, rrëzohet aeroplani në Australi appeared first on Albinfo.

Dy persona kanë vdekur gjatë një aksidenti ajror në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.
Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW) tha në një deklaratë të shtunën mbrëma se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.
“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, tha Policia e NSW, sipas mediave të huaja.
Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.
Policia e NSW tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).
The post Edhe një incident ajror, rrëzohet aeroplani në Australi appeared first on Albinfo.