Edhe një premtim i mbajtur nga Ruzhdi Shehu, rruga Junik-Gropa e Erenikut drejt përfundimit

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka vizituar sot punimet në rrugën Junik-Gropa e Erenikut, rrugë kjo që do të lidh zonat malore e rurale me qytetin dhe do të krijojë kushte të favorshme për zhvillim ekonomik dhe turistik. Kjo rrugë ka qenë premtim i kryetarit Shehu dhe si e tillë do të përfundojë në gjysmën

Edhe një premtim i mbajtur nga Ruzhdi Shehu, rruga Junik-Gropa e Erenikut drejt përfundimit

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka vizituar sot punimet në rrugën Junik-Gropa e Erenikut, rrugë kjo që do të lidh zonat malore e rurale me qytetin dhe do të krijojë kushte të favorshme për zhvillim ekonomik dhe turistik.

Kjo rrugë ka qenë premtim i kryetarit Shehu dhe si e tillë do të përfundojë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Juniku njihet për bjeshkë dhe male që ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për turizëm dhe tashmë një numër i madh turistësh ndërkombëtarë e vizitojnë këtë zonë çdo vit.

Postimi i plotë i Ruzhdi Shehut:

 Sot pata kënaqësinë të vizitoj punimet në rrugën Junik – Gropa e Erenikut, ku puna po zhvillohet me përkushtim dhe intensitet të lartë.

Ky projekt është një ndër investimet e rëndësishme për komunën tonë, i cili synon të përmirësojë ndërlidhjen e zonave rurale me qytetin dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

 Përmirësimi i infrastrukturës mbetet prioritet i yni, duke qenë të vetëdijshëm se çdo investim i tillë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe në rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm.

 Rruga Junik – Gropa e Erenikut pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të sjellë përfitime konkrete për banorët dhe vizitorët e shumtë të zonës.

 Jemi të vendosur të vazhdojmë me projekte të tilla që forcojnë zhvillimin dhe rrisin cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët tanë.