Edith Harxhi: Rama në Athinë, si Millosheviçi në Fushë-Kosovë në 1989-në

Welcome to Kosova Today

Anëtarja e Kryesisë së foltores, Edith Harxhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se foli sot në takimin e organizuar nga administrata shqiptare në Athinë, si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989. Sipas Harxhit, dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama dhe nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e […]

Edith Harxhi: Rama në Athinë, si Millosheviçi në Fushë-Kosovë në 1989-në

Anëtarja e Kryesisë së foltores, Edith Harxhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se foli sot në takimin e organizuar nga administrata shqiptare në Athinë, si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989.

Sipas Harxhit, dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama dhe nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e 2025 ndaluesi i saj është po Edi Rama.

Harxhi: I nderuar lideri Sali Berisha që për 130 ditë sfidon regjimin më të egër në Europë.

Sot kemi parë atë ngjarje shumë të çuditshme që socialistët e quajtën historike.

Dhe ai takim diabolik i organizuar nga një njeri probleme serioze të shëndetit mendor dhe i papërgjeshëm për fatet e shqiptarëve. Fjalimin e kryeministrit në Athinë.

Shkoi në Athinë për ti folur diasporës shqiptare por kishte marrë me vete shpurrën e madhe për më shumë se 2 mijë përfaqësues të administratës shqiptare.

Kjo është bërë e gjitha në emër jo të shtetit shqiptar por në emër të PS pasi ai atje sot nuk ishte si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i PS që shumë shpejtë do të rrëzohet nga pushteti.

Ai sot iu drejtua si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989 dhe besoj se kjo shënon dhe fundin e Edi Ramës në pushtet.

Nuk foli asnjë fjalë për votën e diasporës. Dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama. Nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e 2025 ndaluesi i saj është po Edi Rama. Ai sot foli si dikush që nuk i dhimbsen ata shqiptarë që janë atje por as ky vend që e ka rrënuar me mbi 1 milion shqiptarë të larguar gjatë 10 viteve të fundit. /TEMA/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryesis Edith Harxhi Athin Milloshevi Kosov Sipas Harxhit Berisha Europ Fjalimin Shkoi Shqip Dhunuesi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryesis Edith Harxhi Athin Milloshevi Kosov Sipas Harxhit Berisha Europ Fjalimin Shkoi Shqip Dhunuesi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online
Ads Keeper Reklama
Përmbajtja fillestare