Edon Zhegrova kthehet nga lëndimi
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një video në rrjetet sociale gjatë seancës së parë stërvitore pas kthimit nga lëndimi, përcjell albinfo.ch. Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet në udhëtim. Ai ballafaqim, që i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit francez, përfundoi 1:1 dhe u zhvillua […] The post Edon Zhegrova kthehet nga lëndimi appeared first on Albinfo.

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një video në rrjetet sociale gjatë seancës së parë stërvitore pas kthimit nga lëndimi, përcjell albinfo.ch.
Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet në udhëtim.
Ai ballafaqim, që i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit francez, përfundoi 1:1 dhe u zhvillua më 14 dhjetor.
Zhegrova kishte luajtur vetëm në pjesën e parë. Më pas nuk ishte pjesë e skuadrës për 11 ndeshje.
Sipas mediumeve franceze, Zhegrova pritet të kthehet në fund të muajit mars.
Ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e marsit kundër Islandës, në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
The post Edon Zhegrova kthehet nga lëndimi appeared first on Albinfo.