Egli flet për takimin me Olsin: Ishte surprizë e bukur, por nuk e prisja fare – nuk ishim parë që dy vite

Loredana Brati ka komentuar me Egli Takon surprizën që iu bë në spektaklin e së martës. Pas rrëfimit për linjën e jetës, asaj i erdhi në takim ish-partneri i saj Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë bashkë për pesë vite. Ndërsa po flisnin, Egli tha se ishte një befasi e bukur por që nuk…

Egli flet për takimin me Olsin: Ishte surprizë e bukur, por nuk e prisja fare – nuk ishim parë që dy vite
Loredana Brati ka komentuar me Egli Takon surprizën që iu bë në spektaklin e së martës.

Pas rrëfimit për linjën e jetës, asaj i erdhi në takim ish-partneri i saj Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë bashkë për pesë vite.

Ndërsa po flisnin, Egli tha se ishte një befasi e bukur por që nuk e ka pritur kurrë të ndodhte.

“Një surprizë e bukur por një gjë që nuk e prisja fare, kur them jo fare se me të vërtetë të dy në Tiranë por që prej dy vitesh që jemi ndarë nuk na ka rastisur kurrë që të shikohemi në asnjë vend bashkë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ishte shumë, nuk e prisja fare fare në mënyrë absolute të ndodhte kurrë, por që najs”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Konkurrentja ndër tjerash shtoi: “Vëllai i Madh është plot surpriza”.

Megjithatë, ky takim i tyre nuk u prit mirë nga Gjesti, i cili ka një raport të veçantë me Eglin.