Ekipi i Kombëtares së Shqipërisë arrin në Serbi, masa të rrepta sigurie
Ekipi i Kombëtares Shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës. Shqipëria do të ndeshet me Serbinë të shtunën mbrëma në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e […]

Ekipi i Kombëtares Shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.
Shqipëria do të ndeshet me Serbinë të shtunën mbrëma në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ekspedita e kuqezinjve është nisur sot (e premte) gjatë ditës për në Serbi, dhe tashmë ka zbritur në qytetin e Nishit.
Nga pamjet e mundësuara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore.