Elezi i KQZ-së tregon se si do të votojnë personat që s’mund të shkojnë në qendrat e votimit
Valmir Elezi nga KQZ për FrontOnline, ka treguar edhe për formën se si do të votojnë personat me aftësi të kufizuar, të burgosurit, personat që janë të shtrirë në spitale si dhe personat që nuk mund të votojnë nepër qendra të votimit për shkaqe sigurie. ‘’KQZ ka angazhuar ekipe mobile për personat që nuk mund

Valmir Elezi nga KQZ për FrontOnline, ka treguar edhe për formën se si do të votojnë personat me aftësi të kufizuar, të burgosurit, personat që janë të shtrirë në spitale si dhe personat që nuk mund të votojnë nepër qendra të votimit për shkaqe sigurie.
‘’KQZ ka angazhuar ekipe mobile për personat që nuk mund të dalin për të votuar, siç janë personat me aftësi të kufizuar të cilët paraprakisht janë regjistruar, personat me sëmundje të veçanta, personat që janë në spitale, personat në shtëpi të të moshuarve, pastaj të burgosurit në qendrat e paraburgimit, strehimoret për mbrojtjen e viktimave, personat që nuk mund të dalin në votime për shkaqe sigurie apo personat që janë në arrest shtëpiak, për gjithë këto ka pasur proces të regjistrimit që ka filluar me 4 janar dhe është përmbyllur me 6 janar 2025’’ tregoi ai.