Më në fund Elijona Binakaj konfirmon ndarjen nga Klodi, zbulon arsyen

Më në fund Elijona Binakaj konfirmon ndarjen nga Klodi, zbulon arsyen

Elijona Binakaj ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory se është ndarë nga Klodi.

Ajo ka bërë të ditur publikisht përfundimin e lidhjes, duke i dhënë fund kështu spekulimeve për raportin e tyre, raporton ORAinfo.

Postimi i saj:

“Nuk kam dashur që jeta ime private të bëhet objekt i lajmeve apo pyetjeve të vazhdueshme, por për respekt ndaj gjithë atyre që na kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe, ndjej nevojën ta them hapur: unë dhe Klodi nuk jemi më bashkë”, ka shkruar ajo.

“Shumë prej jush më keni ndjekur nga afër gjatë gjithë rrugëtimit tim. Gjithmonë jam përpjekur të jem e sinqertë, duke treguar respekt, dashuri dhe mirënjohje për këdo që më ka mbështetur. Ndodh që dy njerëz, edhe pasi kanë ndarë shumë bashkë, vendosin të ndjekin rrugë të ndara. Unë e respektoj gjithçka që kemi kaluar dhe, mbi të gjitha, e respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve. Nuk kam asnjë dëshirë të flas keq për dikë që dikur ka pasur vend të rëndësishëm në jetën time”, shkruan tutje Elijona.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Do vazhdoj përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten”, ka shkruar ajo. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.