Eliza Hoxha përball Albin Kurtin e VV-në: E ka trajtu paranë e taksave si thes për lëmoshë
Ndaj sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje bërë ndaj kompanisë Devolli ku bëhej thirrje për bojkotim të produkteve vendore dhe televizionit Klan Kosova, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha. Ajo ka kërkuar që ta informojë dikush liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe vartësit e tij, se ai dhe i gjithë sektori publik

Ndaj sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje bërë ndaj kompanisë Devolli ku bëhej thirrje për bojkotim të produkteve vendore dhe televizionit Klan Kosova, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha.
Ajo ka kërkuar që ta informojë dikush liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe vartësit e tij, se ai dhe i gjithë sektori publik, paguhen nga buxheti i cili mbushet prej taksave të bizneseve, transmeton klankosova.tv.
”Le t’i tregojë dikush Albinit, Alimit dhe LVV-së që buxheti i shtetit i mbushet nga taksat e bizneseve tona dhe pagën ai e krejt sektori publik e marrim nga ai buxhet.
E përtej pagës edhe investimet kapitale që Albini s’i ka realizu.
Se e ka trajtu paranë e taksave si thes për lëmoshë e jo si mundësi zhvillimi”.
Mbi këtë zhvillim, kujtojmë se Devolli është taksapaguesi më i madh i shtetit të Republikës së Kosovës.