Elon Musk konfirmon largimin e tij nga administrata Trump
Elon Musk konfirmoi largimin e tij nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Kjo vjen pasi drejtoi një komitet të ngarkuar me shkurtimin e shpenzimeve publike, duke shkaktuar një fluks kritikash nga politikanët dhe më gjerë. “Ndërsa mandati im i planifikuar si punonjës i posaçëm qeveritar po mbaron, dua të falënderoj Presidentin Donald Trump që më dha [...]Read More...

Elon Musk konfirmoi largimin e tij nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Kjo vjen pasi drejtoi një komitet të ngarkuar me shkurtimin e shpenzimeve publike, duke shkaktuar një fluks kritikash nga politikanët dhe më gjerë.
“Ndërsa mandati im i planifikuar si punonjës i posaçëm qeveritar po mbaron, dua të falënderoj Presidentin Donald Trump që më dha mundësinë të ul shpenzimet”, tha biznesmeni nëpërmjet një reagimi në platformën X.
“Misioni i DOGE do të bëhet vetëm më i fortë me kalimin e kohës, ndërsa bëhet një mënyrë jetese në të gjithë qeverinë”, përfundon në mesazhin e tij ish-kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.