Emilja Rexhepi: Fillimisht e presim Kurtin, pastaj i shohim matematikat në Parlament

Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline për mundësinë e formimit të Qeverisë së re. Rexhepi fillimisht deklaroi se partia e saj është fituese nga radhët e komunitetit boshnjak dhe se po e pret edhe votën nga diaspora. ‘’Ne jemi fitues të komunitetit boshnjak, kemi punuar shumë edhe

Emilja Rexhepi: Fillimisht e presim Kurtin, pastaj i shohim matematikat në Parlament


Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.

Rexhepi fillimisht deklaroi se partia e saj është fituese nga radhët e komunitetit boshnjak dhe se po e pret edhe votën nga diaspora.

‘’Ne jemi fitues të komunitetit boshnjak, kemi punuar shumë edhe me diasporën, po presim edhe atë rezultat’’, tha ajo për FrontOnline.

Rexhepi, tha se fillimisht e pret kreun e VV-së, Albin Kurti se çfarë do të bëjë dhe më pas do të shikojë tutje.

‘’Unë njëherë duhet të vazhdojmë me Kurtin, e pres se çfarë po bën ai, pastaj e shofim’’, u shpreh ajo.

Ajo thotë se matematikat për formimin e Qeverisë së re, do i shohin në Kuvend.

‘’Nuk mundemi nga tani të themi sepse nuk i kemi rezultatet finale, i shohim matematikat në Parlament’’, tha ajo.

Për të, nëse LVV nuk e bën Qeverinë, mbetet të shihet si do të veprojë tutje.

‘’Sipas ligjit partisë së parë i takon formimi i Qeverisë, nëse nuk e formon pastaj e shofim’’.