Endrit Thaçi reagon pas protestës në Prishtinë: Pabesi që kurrë nuk do të harrohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së mbrëmshme në qendër të Prishtinës.
Përmes disa pamjeve të publikuara në Instagram, Endrit Thaçi ka shprehur indinjatën e tij lidhur me, siç thotë, veprimet e Qeverisë ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK-në. Është e turpshme se sot, kur jetojmë në lirinë që e solli UÇK-ja, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”, ka shkruar Thaçi.
Reagimi i tij vjen pas protestës së zhvilluar mbrëmë në Prishtinë, ku pati përshkallëzim të situatës në qendër të kryeqytetit./Klankosova
The post Endrit Thaçi reagon pas protestës në Prishtinë: Pabesi që kurrë nuk do të harrohet appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



