Energjia nxit inflacionin në eurozonë/ Arrin në 2.5 përqind në janar, përshpejtohet rritja e çmimeve
Rritja e çmimeve u përshpejtua gjatë Janarit në Eurozonë duke bërë që norma e inflacionit të arrijë në 2.5% sipas Eurostat. Kjo shifër rezulton të jetë edhe më e lartë se parashikimet e ekonomistëve prej 2.4%. Ndikimin kryesor e kanë dhënë shtrenjtimi i çmimeve të shërbimeve, ndjekur nga artikujt ushqimor dhe energjia, grup që ka [...]Read More...

Rritja e çmimeve u përshpejtua gjatë Janarit në Eurozonë duke bërë që norma e inflacionit të arrijë në 2.5% sipas Eurostat. Kjo shifër rezulton të jetë edhe më e lartë se parashikimet e ekonomistëve prej 2.4%.
Ndikimin kryesor e kanë dhënë shtrenjtimi i çmimeve të shërbimeve, ndjekur nga artikujt ushqimor dhe energjia, grup që ka parë një rritje të fortë muajin e kaluar.
Të dhënat e inflacionit vijnë vetëm pak ditë pasi Banka Qendrore Europiane uli normën bazë të interesit në 2.75%, si një përpjekje për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë së Eurozonës që prej kohësh po përballet me vështirësi.
Megjithatë, Banka Europiane lajmëroi në mbledhjen e fundit se do të vazhdojë të ndjekë një politikë lehtësuese edhe në vijim pasi sipas saj inflacioni pritet të kthehet në objektivin e saj prej 2% brenda këtij viti.
Në ekonomitë më të mëdha si ajo e Gjermanisë dhe Francës inflacioni mbeti i pandryshuar nga dhjetori, përkatësisht në 2.8% dhe 1.8%. Ekonomia gjermane ndërkohë ka mbetur në vend numëro.
Pak ditë më parë Shoqata e Industrisë në një raport të publikuar tha se prodhimi i brendshëm bruto i vendit mund të tkurret me 0.1% këtë vit. Më të vështirë do ta bënte situatën sipas saj vendosja e tarifave nga Donald Trump ndaj Bashkimit Europian, ccka do të tkurrte ekonominë gjermane me 0.5%./abcnews.al