Enver Hasani elaboron tre skenare që Kurti mund t’i bëjë që ta zvarrisë formimin e Qeverisë
Kurti nuk propozon Qeveri. Kurti nuk propozon kryetar Kuvendi. Kurti zvarritë formimin e institucioneve deri në zgjedhjet lokale të tetorit. Janë këta tre skenarë ekstremë që janë përmendur nganjëherë, prej përfundimit të zgjedheve të 9 shkurtit deri tash. Për to, flet Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Për fillim, rolin kryesor pas certifikimit të rezultateve

Kurti nuk propozon Qeveri. Kurti nuk propozon kryetar Kuvendi. Kurti zvarritë formimin e institucioneve deri në zgjedhjet lokale të tetorit. Janë këta tre skenarë ekstremë që janë përmendur nganjëherë, prej përfundimit të zgjedheve të 9 shkurtit deri tash. Për to, flet Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Për fillim, rolin kryesor pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, e ka Presidentja. Prej saj nis thirrja për partinë e parë për formimin e institucioneve dhe kjo ndodhë, pasi KQZ ka certifikuar zgjedhjet;
Skenari 1: Kurti nuk propozon Qeveri
“Është në diskredicon të Presidentes, me e lutë në kuptimin me e konsultu që ta formojë brenda afatave dhe nëse jo, atëherë me e thirrë partinë e dytë.
Herën e parë, te konstitumi i Kuvendit, një prej shkaqeve të shpërndarjes është pamundësia e konstituimit të qeverisë për 60 ditë. Brenda afateve ligjore prej certifikimit është i lejumë 60 ditëshi në maksimum.
Nëse nuk konstituohet Kuvendi për 60 ditë, se duhet brenda 30 ditësh”, thotë Hasani në Rubikon.
Skenari 2: Kurti nuk propozon kryetar të Kuvendit
E gjithë nyja për formimin e institucioneve, duket të jetë te kryetari i Kuvendit. Enver Hasani, ka një përgjigje se si mund të veprojë opozita (ose deputetët e opozitës) – në rast se partia e Kurtit, nuk propozon fare kryetar të Kuvendit (ashtu siç i takon në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN).
“Aktgjykimi për rastin VLAN, për kryetarin e Kuvendit vetëm e ka konfirmu tekstin e qartë si loti, që thotë, propozohet – pra ingirenca është me propozu, pra partia më e madhe dhe ajo propozon, dhe 50+ 1 vlen edhe për nënkryetarë që i takojnë komuniteteve joshumicë. Sepse po të merret ajo logjikë ti kurrë nuk mund t’i zgjedhësh dy nënkryetarë serbë dhe joshqiptarë sepse e majorizon”, thotë Enver Hasani dhe elaboron më hollësisht se çka mendohet me këtë pjesën që opozita mund të ‘provokojë’ kryetar Kuvendi”, thotë ai.
Si ta kuptojmë këtë ‘provokim’ të kryetarit të Kuvendit nga opozita?
“Kryetarin e Kuvendit, opozita duhet të provokojë vendim, duhet të mbajë mbledhje konstituive, siç ka ndodhur më 2014 dhe Gjykata Kushtetuese sic e ka ndërru precedentin në rastin VLAN, për të cilin unë kam qenë kundër.
Tash duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës dhe kthehemi te roli i shefit të shtetit.
Tani është në diskrecion të Presidentit. Por, ta sqarojmë, diskrecioni nuk është arbitraritet, sepse shpesh përzihet. Diskrecioni dallon prej arbitraritetit sepse e ka një kornizë juridike, që do të thotë se aktgjykimi i Kushtetueses ka tregu se Presidenti e ka diskredicon mrena disa përpjekjeve, disa letra, që duhet me ia dërgu partisë së parë se nuk ka fitues, nuk ka fitues në sistem tonë, ka vetëm i pari në zgjedhje, ia dërgon të parit dhe e pret të parin dhe ia dërgon një letër ku arsyeton pse duhet me u formu, nuk përgjigjet për një kohë, ia dërgon edhe një tjetër, por nuk mund të pritet shumë, një javë sepse nuk ka cka pret më shumë.
Nëse aktgjykimi thotë se presidentja pas certifikimit duhet me thirrë, meqë janë raportet e acarume, duhet me e thirrë Kuvendin, aty masandej le të merren vesh për kryetar Kuvendi. Paralel me këtë me e thirrë partinë e parë, me i thënë si është gjendja.
Hipotetikisht, nëse konstituohet Kuvendi, por këndej bllokohet, nuk do me e çu përpara, si për të parën si për të dytën, është 15 ditë.
Atëherë ata deputetë që janë në Kuvend, e propozojnë një kandidat tjetër dhe bëhet një vendim i Kuvendit. Avokati i Popullit mund ta sfidojë në Gjykatën Kushtetuese. Pra, deputetët tjerë mund të propozojnë kryetar tjetër të Kuvendit dhe të thirrin seancë.
Përgjegjësia më pas bie te deputetë të tjerë, që janë jo VV. Më pas, ka një vendim Kuvendi që mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese.
Nëse opozita ka thirrë mbledhje të Kuvendit që ka tentuar të zgjedh kryetar të Kuvendit, ka prodhuar efekt juridik, atëherë Gjykata Kushtetuese vlerëson vendimin e Kuvendit edhe në formë edhe në përmbajtje (siç ka ndodhë në rastin e Avdullah Hotin).
Shkon pyetja në Gjykatën Kushtetuese për një akt që e kanë bërë deputetët tjerë. Gjykata Kushtetuese ka autorizim me i pezullu afatet, nëse ka një arsyetim, por besoj që Kushtetuesja për një javë ish dashtë me u përgjigjë.
Gjykata mandej nuk ka logjikë me të thënë ke të drejtë që e ke shkatërru rendin kushtetues.
Atëherë detyrohet partia e parë që ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Nëse nuk e bën, ai është proces politik që nuk mund ta komentoj.
Por besoj që Gjykata Kushtetutese nuk shkon kundër frymës kushtetuese.
Nuk mund ta bllokojë asnjë subjekt politik formimin e Kuvendit qoftë edhe subjekti politik i parë që ka 48 deputetë, me aktgjykimin e Gj. Kushtetuese vazhdohet tutje. Kuvendi i ka afat dy muaj që të prodhojë një Kuvend dhe një Qeveri”, thotë Hasnai.
Skenari 3: Skenar i pamundur
Një nga skenarët më ekstrem që është përmendur këto ditë, është mundësia e zvarritjes së formimit të institucioneve deri në tetor, atëherë kur janë edhe zgjedhjet lokale.
Ky skenar, sipas Enver Hasanit është i pamundur.
“Është e pamundur të shtyhet qeveria deri në tetor, deri në zgjedhjet lokale, ose provokon zgjedhje ose kjo është e pamundur. Pra ose ka me shku në zgjedhje tash, si pasojë e pamundësisë së formimit të institucioneve, por me shty nuk mundesh sepse Presidentja ka rol kyç”, thotë ai.
Dhe në debatin se a është kryeminisër Kurti tani apo kryeministër në detyrë, Hasani thotë se Kushtetuta e Kosovës njeh vetëm dy terme: kryeministër dhe kryeministër në dorëheqje. Meqë Kurti nuk është në dorëheqje, ai thotë se është kryeministër. Mirëpo, sqaron se në momentin kur KQZ certifikon rezultatin zgjedhor, atëherë kryeministri nuk ka kujt t’i jap më llogari – duke nënëkuptuar se efekti juridik i kësaj, është se kryeministri s’mund të ‘operojë’ pa Kuvend të konstituuar.
“Derisa Kushtetuta nuk ia ka kufizu, është kryeministër fuqiplotë, por kur certifikohen zgjedhjet, kryeministri duhet me pasë Kuvend, sepse nuk ka ku me dhënë llogari.
Rolin kyç e ka Kushtetuta, road map është akgjtykimi i Gjykatës Kushtetuës”, thotë Hasani.