Enver Hoxhaj në Berlin, takon shefat e diplomacisë së Jordanisë dhe Italisë

Në kuadër të Forumit të Politikës së Jashtme që po mbahet në Berlin, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Në diskutimet e zhvilluara, Hoxhaj shkroi se u diskutua edhe për zhvillimet rajonale, sfidat e sigurisë dhe

Enver Hoxhaj në Berlin, takon shefat e diplomacisë së Jordanisë dhe Italisë
Enver Hoxhaj në Berlin, takon shefat e diplomacisë së Jordanisë dhe Italisë

Enver Hoxhaj në Berlin, takon shefat e diplomacisë së Jordanisë dhe Italisë

Në kuadër të Forumit të Politikës së Jashtme që po mbahet në Berlin, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio.

Në diskutimet e zhvilluara, Hoxhaj shkroi se u diskutua edhe për zhvillimet rajonale, sfidat e sigurisë dhe mundësitë për bashkëpunim më të gjerë mes vendeve.

“Në Berlin, për Forumin e Politikës së Jashtme, pata kënaqësinë të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe ish-Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Biseda të rëndësishme dhe ide që lidhin rajone dhe mundësi bashkëpunimi”, ka shkruar Hoxhaj.

Ky forum mbledh liderë, diplomatë dhe ekspertë nga e gjithë bota, duke shërbyer si një platformë për ide, qasje dhe partneritete të reja në politikën e jashtme. Fjalë kryesore në Forum ka mbajtur sot edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul.