“Erdha i fundit babë”, mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

Mediat e huaja kanë raportuar në lidhje me vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Mes tjerash, në artikujt e tyre është theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave. Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe

“Erdha i fundit babë”, mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

Mediat e huaja kanë raportuar në lidhje me vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Mes tjerash, në artikujt e tyre është theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe gazeta e njohur amerikane, “The Washington Post” kanë theksuar se gjykata në Hagë e lejoi Thaçin që ta vizitojë varrin e babait, që vdiq gjatë fundjavës.

Aty mes tjerash përmendet se ish-presidentit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim, ku të pranishëm pati liderë të partive politike në Kosovë dhe politikanë nga Shqipëria.

https://youtu.be/-eaZ9CEecZY 

“Erdha i fundit, babë” – mediat kanë përmendur edhe mesazhin e Thaçit në kurorën që vendosi mb varrin e babait në fshatin Burojë.

“Ai ishte i shoqëruar nga zyrtarët policorë të EULEX-it” – raportohet tutje.

Po ashtu, në artikuj theksohet se Thaçi më pas u dërgua në shtëpinë e tij, ku takoi vetëm familjarët e afërt.

Thaçi edhe sonte në Kosovë

Ish-presidenti Thaçi do ta kalojë natën sonte në Kosovë.

Ai megjithatë, do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të Gjykatës Speciale. Thaçi do të qëndrojë në zyret e EULEX-it në Kosovë.

Nesër, siç ka mësuar Nacionale, atij do t’i shkojnë për takim familjarët e ngushtë.

Pas këtij takimi, Thaçi do të kthehet sërish në Hagë.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, kishte bërë të ditur se kërkesa është bërë ditën e hënë në orën 14:00.

“Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin” – kishte thënë ai.