Erdogani uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Erdogan me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Erdogani ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin e kosovës, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve. “Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin

Erdogani uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Erdogan me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Erdogani ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin e kosovës, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

“Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Erdogani ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.