Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025
21 shkurt 2025, “Bukuria dhe ritmet e saj tërheqin vëmendjen. Ajo ka krijuar një këngë që lëviz si vetë ‘Escada’, e guximshme, sensuale dhe magjepsëse,” shkruan ky brend në faqen e tij zyrtare, me rastin e lansimit të hitit të ri ndërkombëtar nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi. Për realizimin e këtij projekti ajo ka […] The post Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025 appeared first on Ora24.tv.

21 shkurt 2025,
“Bukuria dhe ritmet e saj tërheqin vëmendjen. Ajo ka krijuar një këngë që lëviz si vetë ‘Escada’, e guximshme, sensuale dhe magjepsëse,” shkruan ky brend në faqen e tij zyrtare, me rastin e lansimit të hitit të ri ndërkombëtar nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi.
Për realizimin e këtij projekti ajo ka bashkëpunuar me producentin James BKS.
Kënga “Bali Paradise” është pjesë e fushatës së parfumit nga marka prestigjioze “Escada”, imazh i së cilës për vitin 2025 është vetë këngëtarja në fjalë.
Kënga do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat e njohura muzikore si: Spotify, Deezer, Apple Music, YouTube, Amazon Music, Tidal, Napster, Qobuz, etj., si dhe në rrjetet e tjera që ofron brendi.
Përveç këngës dhe imazhit, kompania ka paralajmëruar se do të publikohet edhe një videoreklamë, më 1 mars të ketij viti.
Kujtojmë se në vitin 2019, imazhi i këtij brendi ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Për më shumë klikoni në linqet:
The post Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025 appeared first on Ora24.tv.