Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vr’au bashkëshorten dhe vëllanë e saj

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vr’au bashkëshorten dhe vëllanë e saj

Valon Ramushi është emri i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e së premtes në Livoq të Ulët të Gjilanit.

Rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur pas të shtënave me armë zjarri, ku dy persona kanë mbetur të vrarë e disa të plagosur.

Policia konfirmoi se i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture”, ka thënë Hashani.

Ndërkaq, një grua e moshës rreth 30-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.

Nga të shtënat është plagosur edhe një person tjetër. Hashani ka njoftuar se, pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, i plagosuri është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, ka deklaruar ai.

Policia dyshon se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare, por motivi i ngjarjes ende nuk është përcaktuar.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet”, ka thënë Hashani për Insajderin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.