Eurodeputeti austriak: Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Formimi i qeverisë së re, flet eurodeputeti austriak The post Eurodeputeti austriak: Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në Ballkanin Perëndimor appeared first on Albinfo.

Eurodeputeti austriak: Kosova  ka strukturën më të mirë të demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, vlerëson organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Ai thotë se Kosova  ka strukturën më të mirë të demokracisë në rajon dhe se është shembull për tërë Ballkanin Perëndimor. Mandl thekson nevojën e formimit të qeverisë së re, derisa kërkon bashkëpunim të partive politike për të ardhmen e vendit. Krahas këtyre, Mandl është optimist se në krye me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të ketë lëvizje përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Eurodeputeti austriak për KosovaPress flet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Mandl thotë se zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ishin demokratike. Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë për rajonin që Kosova po vazhdon të realizojë zgjedhje demokratike.

Ai është optimist se edhe raporti zyrtar i Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, do të jetë pozitiv dhe me rekomandime të mira.

The post Eurodeputeti austriak: Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në Ballkanin Perëndimor appeared first on Albinfo.