Evropa do të përfshihet nga acari
Temperaturat e buta do t’ia lenë vendin ngricave, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin në kohë The post Evropa do të përfshihet nga acari appeared first on Albinfo.

Një pjesë e madhe e Evropës do të përfshihet nga ngricat siberiane.
Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë këtu edhe Ballkanin, të veshur me një pelerinë anticiklonike të ftohtë.
Temperaturat e buta do t’ia lenë vendin ngricave, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin në kohë.
Ndërkohë, këtë fundjavë, Britania e Madhe, Skocia dhe Irlanda e Veriut ndodhet nën pushtetin e borës. Temperaturat arrijnë në -10 gradë në Skoci, ndërsa në disa pjesë të vendit ka probleme me energjinë elektrike, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Bora e dendur ka përfshirë gjatë natës Anglinë dhe Uellsin, ndërsa autoritetet paralajmërojnë shoferët të kenë kujdes për shkak të ngricave në rrugë.
Disa aeroporte kanë mbyllur përkohësisht pistat, përfshirë Aeroportin e Mançesterit, të Liverpulit dhe të Birminghamit. Gjatë të dielës, priten vonesa apo anulime edhe të trenave. Ndërsa, në Uells, një autobus humbi kontrollin dhe u përplas me një mur për shkak të borës dhe akullit, ndërsa paralajmërimet për motin e keq mbeten në fuqi në të gjithë vendin.
The post Evropa do të përfshihet nga acari appeared first on Albinfo.