Liderë të lartë ukrainas, evropianë dhe amerikanë takohen në Paris
Zyrtarë të lartë nga vende të rëndësishme evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë mbledhur në Paris të enjten, disa ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e nisi më 2022, është më e madhja në [...]Read More...

Zyrtarë të lartë nga vende të rëndësishme evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë mbledhur në Paris të enjten, disa ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e nisi më 2022, është më e madhja në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Kjo është hera e parë që do të zhvillohen takime ballë për ballë midis liderëve të lartë evropianë dhe ukrainas dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, pas takimit të tij më të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, javën e kaluar.