Fadil Fazliu pret 17-vjetorin e Pavarësisë në Hagë, djali i tij ia bën urimin prekës

Fahri Fazliu, djali i ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, i ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai uroi që të gjithë që po gjykohen në Hagë, të kthehen në atdheun që e çliruan. “Urime Kosovë 17 vjetori i Pavarësisë, Urime shqiptarë kudo që jeni! Urime dhe

Fadil Fazliu pret 17-vjetorin e Pavarësisë në Hagë, djali i tij ia bën urimin prekës

Fahri Fazliu, djali i ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, i ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai uroi që të gjithë që po gjykohen në Hagë, të kthehen në atdheun që e çliruan.

“Urime Kosovë 17 vjetori i Pavarësisë, Urime shqiptarë kudo që jeni! Urime dhe për ty baboki jonë, Fadil Fazliu!”.

“Një respekt i veçantë për të gjithë Çlirimtarët që padrejtësisht po mbahen në Burgun e Hagës. Uroj që të gjithë të ktheheni në atdheun që e çliruat dhe në shtetin që themeluat!  Krenari e përjetshme të gjithë atyre që kontribuuan për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës”, thuhet në postimin e djalit të Fadilit.

“Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Liri për gjithë Çlirimtarët!”.