Falet namazi i Fitër Bajramit
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të i priu Hetem Sopjani,e më pas pati edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të i priu Hetem Sopjani,e më pas pati edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.
Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:59, të cilit i priu Vedat Sahiti – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër-Bajramit e mbajti myftiu Naim Tërnava.Shumë besimtarë u mblodhën për të falur këtë ritual të veçantë.
Mesazhet e solidaritetit, paqes dhe mirësisë dominuan fjalimet e mbajtura nga krerët fetarë, të cilët theksuan rëndësinë e dashurisë, ndihmës dhe unitetit në shoqëri.
Fitër Bajrami simbolizon përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin human, duke qenë një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vlerat e besimit dhe për të forcuar lidhjet me të afërmit dhe komunitetin./Telegrafi/