“Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më”

Emisioni hulumtues “MAT” në Klan Kosova ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit të policisë, Faruk Muqolli, ku e ndjera shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit.
“U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë Arlinda policit.
Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi, transmeton Klankosova.tv.
“Të lutem, unë vrahna, po ju do të përgjigjeni”, thotë ajo.
Ndërsa polici, në një moment të bisedës, i përgjigjet: “Unë ty nuk ka me të pranu më, nuk e kam obligim”.
The post “Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më” appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



