Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë!
Moderatorja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një video që na përloti dhe emocionoi këtë mëngjes, të realizuar gjatë momenteve të lindjes. Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për të dhe bebin. Fatma […]

Moderatorja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një video që na përloti dhe emocionoi këtë mëngjes, të realizuar gjatë momenteve të lindjes. Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për të dhe bebin.
Fatma përbri videos ka ndarë emocionet e saj, ku nuk mungojnë as falenderimet dhe shprehja e dashurisë për bashkëshortin.
Fatma dhe bashkëshorti i saj, Përparim Kadriaj, janë prindër të Kianit, tashmë 10 vjeç i cili sapo mori statusin e “vëllait të madh”.
View this post on InstagramA post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)
Urime familjes dhe jetë të gjatë bebushit!