Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik

Autoritetet e Friburgut kanë konfirmuar të shtunën hipotezën e një femicidi të ndjekur nga vetëvrasja, pas zbulimit të dy trupave në një vilë të përfshirë nga flakët të enjten në Epagny, Gruyère. Viktimat janë një çift me origjinë kosovare, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 39-vjeçare, të cilët nuk jetonin në vilën ku ndodhi tragjedia, […] The post Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik appeared first on Albinfo.

Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik

Autoritetet e Friburgut kanë konfirmuar të shtunën hipotezën e një femicidi të ndjekur nga vetëvrasja, pas zbulimit të dy trupave në një vilë të përfshirë nga flakët të enjten në Epagny, Gruyère. Viktimat janë një çift me origjinë kosovare, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 39-vjeçare, të cilët nuk jetonin në vilën ku ndodhi tragjedia, shkruan RTS.

Sipas hetimeve paraprake, burri kishte shkuar i armatosur me armë gjahu në vilën ku gruaja e tij punonte si pastruese. Ai ka qëlluar katër herë mbi të, duke i shkaktuar vdekjen, dhe më pas është ngjitur në katin e sipërm për t’u vetëvrarë, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e një çifti të moshuar, të cilët ishin të vetmit banorë të vilës. Burri i moshuar dëgjoi të shtënat dhe u urdhërua nga autori të largohej menjëherë para aktit të dhunshëm.

Zjarri që përfshiu vilën pas ngjarjes është ende nën hetim. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e një akti kriminal që mund ta ketë shkaktuar zjarrin, por janë duke shqyrtuar edhe pista të tjera.

Prokurori i Përgjithshëm Fabien Gasser ka bërë të ditur se çifti ishte përfshirë në një rast të dokumentuar dhune në familje që nga shtatori i vitit të kaluar. Autori i krimit ishte mbajtur në paraburgim nga 18 shtatori deri më 5 dhjetor 2024, kur u lirua me kusht. Ai kishte ndalesë për t’u afruar apo kontaktuar gruan dhe ishte i detyruar të ndiqte terapi për menaxhimin e dhunës, shkruan RTS.

Më 2 dhjetor, gjatë një seance gjyqësore mes bashkëshortëve, gruaja tërhoqi akuzat për dhunë seksuale, por jo ato për dhunë fizike. Kjo çoi në lirimin e burrit nga paraburgimi.

“Është një dështim, pavarësisht punës së bërë,” deklaroi prokurori Gasser, duke njoftuar se do të shqyrtohen edhe procedurat e ndjekura nga institucionet.

Hetimet do të vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht kronologjinë e ngjarjeve. Çifti, që jetonte në rajon, ka lënë pas fëmijë, për të cilët autoritetet kanë ndërmarrë masat përkujdestare të nevojshme, transmeton albinfo.ch.

The post Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik appeared first on Albinfo.