FENIX nga Zvicra përfaqëson diasporën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë

Studio artistike FENIX nga Zvicra ka marrë pjesë në edicionin e 23-të të Festivalit Folklorik Tradicional Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet çdo vit në qytetin e Klinës, transmeton albinfo.ch. Ky festival prestigjioz, që bashkon trashëgiminë kulturore shqiptare nga të gjitha trevat, këtë vit ka mirëpritur 21 grupe konkuruese, ndër to edhe FENIX-in që me […] The post FENIX nga Zvicra përfaqëson diasporën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë appeared first on Albinfo.

FENIX nga Zvicra përfaqëson diasporën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë

Studio artistike FENIX nga Zvicra ka marrë pjesë në edicionin e 23-të të Festivalit Folklorik Tradicional Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet çdo vit në qytetin e Klinës, transmeton albinfo.ch.

Ky festival prestigjioz, që bashkon trashëgiminë kulturore shqiptare nga të gjitha trevat, këtë vit ka mirëpritur 21 grupe konkuruese, ndër to edhe FENIX-in që me krenari përfaqësoi Diasporën shqiptare.

 

 

Pjesëmarrja e Studio FENIX është një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të kulturës sonë kombëtare jashtë atdheut dhe një shembull i gjallë i lidhjes së fortë ndërmjet diasporës dhe rrënjëve tona tradicionale.

Në Festival Studio artistik FENIX, do të paraqitet me një program të përzgjedhur artistik, që përfshin dy valle dhe një këngë të interpretuar nga Flutur Bytyqi.

Pjesë e programit janë edhe pantomima me solistë aktorët Adem Kicaj dhe Emi Kurteshi.

Për udhëheqjen artistike është kujdesur Arsim Berisha.

The post FENIX nga Zvicra përfaqëson diasporën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë appeared first on Albinfo.