Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bëri të ditur se ajo dhe organizata e saj janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025 The post Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për Çmimin Nobel për Paqe appeared first on Albinfo.

Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Bëhet e ditur se Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025, transmeton albinfo.ch.

Në një njoftim të publikuar nga vetë drejtoresha e QKRMT, Feride Rushiti, bëhet e ditur se nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.

“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Albinfo.ch

The post Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për Çmimin Nobel për Paqe appeared first on Albinfo.