Ferizaj: 16-vjeçarja shkon të bashkëjetojë me një djalë, familja e njofton Policinë dhe ajo kthehet në shtëpi

Një rast i bashkëjetesës me person nën moshën 16-vjeçare është raportuar në Ferizaj. Atje, Policia ka ndërhyrë për ta kthyrë një vajzë të mitur te familja e saj. Njoftimi: BASHKËJETESA ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ Ferizaj / 07.04.2025 – 08:30. Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të […]

Ferizaj: 16-vjeçarja shkon të bashkëjetojë me një djalë, familja e njofton Policinë dhe ajo kthehet në shtëpi

Një rast i bashkëjetesës me person nën moshën 16-vjeçare është raportuar në Ferizaj.

Atje, Policia ka ndërhyrë për ta kthyrë një vajzë të mitur te familja e saj.

Njoftimi:

BASHKËJETESA ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Ferizaj / 07.04.2025 – 08:30. Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e saj për të jetuar me të dyshuarin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte ndërsa viktima kthehet te familja e saj.