Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
Besimtarët myslimanë në Zvicër do t'i nisin festime e Fitër Bajramit të dielën sikurse në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri The post Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë? appeared first on Albinfo.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion ju fton të bashkoheni në faljen e namazit të Bajramit në adresën e mëposhtme në Lozanë:
Adresa: BEAULIEU – LAUSANNE
Avenue des Bergières 10, 1004 Lausanne
Halla: 7
Namazi i sabahut falet në ora 06:40
Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 07:53
Ju lutemi të merrni me vete sexhade.
Ky organizim në këtë mënyrë po bëhet për herë të parë jashtë objektit të qendrës sonë, për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe për të akomoduar më mirë të gjithë besimtarët.”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
The post Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë? appeared first on Albinfo.