Festa e Fitër Bajramit, Adelina Tahiri publikon portretin e veçantë familjar

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar në këtë festë të Bajramit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një portret të bukur me bashkëshortin dhe djalin e tyre, duke reflektuar ngrohtësi dhe harmoni familjare. E veshur me elegancë dhe me një buzëqeshje të […]

Festa e Fitër Bajramit, Adelina Tahiri publikon portretin e veçantë familjar

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar në këtë festë të Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një portret të bukur me bashkëshortin dhe djalin e tyre, duke reflektuar ngrohtësi dhe harmoni familjare.

E veshur me elegancë dhe me një buzëqeshje të ndritshme, Adelina ka shoqëruar postimin e saj me një urim të veçantë për të gjithë ndjekësit: “Gëzuar Fiter Bajramin”.

Fotografia e saj ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për portretin e bukur familjar dhe kanë shpërndarë urimet e tyre për festën.

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj unik dhe jetën luksoze, ka treguar edhe këtë herë anën e saj familjare dhe përkushtimin ndaj traditave.